Presidenti Ilir meta, në konferencën e përjavshme për shtyp, tha se as ai dhe as partia LSI-ja nuk janë të lidhur me persona të inkriminuar.

Meta theksoi se vota është e ardhmja e Shqipërisë dhe inkurajoi qytetarët që të votojnë pa trysninë e presioneve ku mund të gjenden.

“Unë nuk marr pjesë në zgjedhje. Në listat e partisë që kam themeluar unë nuk është Selam Çimi dhe asnjë tjetër që janë prekur nga dekriminalizimi. Kur ai ka disa vite që e nxjerr Selam Çimin, le ta vendosë në krye të listës në Vlorë dhe të shikojë nëse do të marrë një mandat të Vlorë. Ish-partia ime për aq sa kam qenë unë ka qenë një shembull për personat që kanë pasur probleme me dekriminalizimin, edhe tani është shembull. Vota është e ardhmja e Shqipërisë. Fuqia e shqiptarit është vota dhe asgjë tjetër. Në demokraci vetëm vota të forcon si qytetarë, ose nënshtrohen nga frika siç është tani, sepse kërcënohen që do ikin nga puna, terrorizohen si ndodhi me kryetarin e shoqatës ë Durrësit, që e mori policia nga një institucion të bërë në një institucion. I vihet gjoba pensionistëve 50 milionë lekë të vejta. Pse? Vetëm për terror psikologjik”, tha presidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb