Detaje të reja nga ngjarja në Kamëz, ku një burrë ka tentuar të vrasë partneren e tij dhe më pas e ka cilësuar ngjarjen si aksidentale.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Dilaver Idrizi e akuzonte bashkëjetuesen e tij për tradhti dhe se ky ka qenë dhe motivi që pas një sherri mes të dyve e ka hedhur nga kati i 3 i pallatit.

Kjo ishte martesa e dytë për të dy, por 62-vjeçari është acaruar për arsye xhelozie me bashkëjetuesen dhe mes tyre ka pasur një debat të madh dhe më pas ai ka tentuar ta vrasë. Të dy kanë fëmijë të rritur nga martesat e mëparshme, por në momentin e ngjarjes ishin vetëm. Pas ngjarjes policia shkoi në banesën e tyre dhe konstatoi se ishte rrëmujë dhe kishte objekte të rrëzuara dhe krijoi dyshimin se çifti i bashkëjetuesve mund të kishte pasur konflikte para ngjarjes. Policia mori në pyetje 62-vjeçarin i cili tha se ngjarja ishte aksidentale ndërsa gruaja për shkak të rënies nga lartësia ishte në reanimacion dhe nuk mund të fliste. Që prej datës 11 policia mbajti në vëzhgim 62-vjeçarin dhe vërejti sjellje të dyshimta të tij.

Para dy ditësh gruaja doli nga reanimacioni, por hezitoi të kallëzojë bashkëjetuesin. Pas intervistimit nga uniformat blu ajo tregoi të vërtetën se ishte bashkëshorti ai që e hodhi nga ballkoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: