Për rastin e të riut Elton Meta që ka kanosur dje me armë familjen e bashkëshortes së tij e më pas ka tentuar të vetëvritet në oborrin e shtëpisë së vjehrrit, flet edhe babai.

Sipas Bashkim Metës, djali i tij e ka ndërmarrë këtë veprim në kushtet e depresionit. Për gjendjen e të birit ai akuzon nusen.

“Quhem Bashkim Meta, jam babai i Elton Metës. Ai e ka denoncuar në polici nusen. Policia nuk e ndihmoi. Pastaj vinin e kërkonin në shtëpi ku është? Elton Meta kishte ikur nga depresioni, iku në drejtim të paditur. Policia e gjeti djalin. Por ai kaloi në depresion nga xhelozia e nuses. Ajo e akuzonte se kishte 3-4 dashnore”,- tha i ati.

Pak më parë, nëna e Eltonit sqaroi se djali kishte kaluar në depresion pasi nusja i kishte ikur nga shtëpia me vajzën e vogël 1 vjeç e gjysmë dhe nuk e lejonte ta takonte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb