Autoritetet nigeriane kanë sekuestruar 80 shtëpi dhe 153 milionë dollarë, të cilat dyshohet se i përkasin ish-ministres së Transportit dhe Naftës në vend, Diezani Alison-Madueke, e cila, akuzohet për korrupsion e mashtrim.

Abdulrasheed Baëa nga Komisioni për krim ekonomik dhe financiar tha se prokurorët ende po hetojnë ish-ministren.

Ai konfirmoi se ish-ministres i janë konfiskuar 153 milionë dollarë nga llogaritë e saj bankare si dhe 80 shtëpi që ajo posedonte.

Vlen për t’u përmendur se në vitin 2019, një gjykatë nigeriane sekuestroi bizhuteri me vlerë 40 milionë dollarë nga Alison-Madueka, e një shtëpi që ajo posedonte me vlerë 37.5 milionë dollarë.

Alison-Madueke momentalisht qëndron për kurim në Britani të Madhe. Politikania 60-vjeçare pranoi të ketë bërë gabime derisa ushtronte poste ministrore, por mohoi përfshirjen në korrupsion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: