PD ka reaguar lidhur me mos-funksionimin e e-albania.

Sekretarja për Marrëdhënie me Publikun, Jola Hysaj në një deklaratë për mediat theksoi se shërbimi online një flluskë sapuni dhe se të dhënat e qytetarëve janë të rrezikuara.

Deklaratë:

Serveri i qeverisë vazhdon të jetë i rënë, gjë që ka paralizuar me qindra shërbime të domosdoshme, duke e kthyer Shqipërinë në epokën para internetit.

Raportimet që na vijnë nga terreni bëjnë me dije për bllokim total, që nga marrja e certifikatave familjare apo mjekësore, pensioneve, rrogave, e me radhë.

Edhe tatimet dhe gjykatat janë bllokuar në disa prej funksioneve më bazike.

Një ditë e vetme mjaftoi për të kuptuar se pse platforma dhe reforma qeveritare, bashkë me qindra shërbime online, për të cilat kryeministri mburrej, rezultuan një fluskë e madhe.

Një shërbim amator dhe i politizuar si AKSHI i qeverisë, ka dëshmuar edhe njëherë se, më shumë se shërbime u bën dëm qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike u bën thirrje organeve përgjegjëse të hulumtojnë mbi atë që qeveria e ka lajmëruar si hakerim.

Nuk është hera e parë që të dhënat e qytetarëve derdhen rrugëve digjitale dhe bien në duar të pasigurta.

Ne gjithashtu dyshojmë te profesionalizmi dhe gatishmëria e AKSHI-t për tu përballur me skenarë të tillë.

Një pyetje që bëjmë në emër të qytetarëve është: Pse nuk ka një server të dytë i cili të shërbejë si host i databazave të të dhënave?

Kjo është një masë që edhe një portal lajmesh e merr.

Ky është një kriter normal në botën digjitale.

Çdo orë që kalon e shton kaosin dhe mundimin e qytetarëve për të aksesuar shërbimet jetike, siç rrezikon të dhënat e secilit prej nesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: