Karabineret italiane thanë të martën se zbuluan një sasi droge të paligjshme në ambalazhe të zbukuruara me fytyrat e bosëve të frikshëm të mafies siçiliane. Rreth 200,000 euro hashash, marihuanë dhe kokainë u gjetën në një magazinë në Marsala, në Siçilinë perëndimore, deklaruan autoritetet.

Midis tyre, oficerët gjetën pako me drogë të mbështjella me celofan dhe me fotografi të Matteo Messina Denaro, Toto Riina dhe personazhit imagjinar të filmit “Kumbari”. Messina Denaro ishte i arratisuri i profilit më të lartë të mafias siciliane deri në arrestimin e tij në janar, ndërsa Riina, i cili vdiq në burg në vitin 2017, ishte “bosi i bosëve” i mafias siciliane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të dy burrat janë dënuar me burgime të shumta të përjetshme për një seri vrasjesh brutale, duke përfshirë, në rastin e Messina Denaro, vrasjen e një adoleshenti, trupi i të cilit ishte tretur në acid.
Bastisja e policisë u zhvillua në provincën siciliane të Trapanit, ku Messina Denaro besohet të ketë kaluar pjesën më të madhe të kohës në arrati, i mbrojtur nga besnikëria e familjes dhe klanit. Carabinierët arrestuan një 28-vjeçar pa precedentë penalë, që u pa duke u larguar nga magazine.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb