Mamaja ju ka thënë gjithmonë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Rezulton që ajo ka plotësisht të drejtë: Personat që e anashkalojnë mëngjesin janë më të rrezikuar që të zhvillojnë një pllakë bakteriale në arterie, duke rritur kështu rrezikun për sëmundje të zemrës, ka zbuluar një studim i ri nga Revista e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.

Shkencëtarët kryen një studim me më shumë se 4000 persona të rritur, të cilët nuk vuanin nga ndonjë sëmundje e zemrës, shkruan “shëndeti”. Ata u ndanë në 3 grupe: personat që e anashkalonin mëngjesin, ata që konsumonin një vakt të lehtë – merrnin 5-20% të totalit të kalorive gjatë vaktit të mëngjesit – dhe personat që konsumonin një mëngjes të bollshëm – merrnin më shumë se 20% të totalit të kalorive që nevojiten përgjatë gjithë ditës.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan më pas disa analizave për të kontrolluar për shenjat e para të arterosklerozës, formimi i një pllake bakteriale në arterie. Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që anashkalonin mëngjesit ishin dy herë më të predispozuar që të shfaqnin shenja të pllakës bakteriale në të paktën 4 ose gjashtë pjesët e trupit të kontrolluara, si në anën e djathtë dhe të majtë të qafës, pjesën abdominale dhe pelvike.

Njerëzit të cilët konsumonin një mëngjes të lehtë ishin gjithashtu të rrezikuar – por jo aq sa ata që e shmangnin krejtësisht. Për shembull, ata që konsumojnë një mëngjes të varfër ishin 21% më të rrezikuar të zhvillonin pllakë bakteriale në arteriet e qafës krahasuar me personat që konsumojnë mëngjese të bollshme dhe të larmishme.

Ndërsa personat që e anashkalojnë fare mëngjesit janë 76% më të rrezikuar që të zhvillojnë pllakë bakteriale në qafë. Ky është problemi: Arteriet në qafë transportojnë gjakun në tru, prandaj nëse bllokohen nga një pllakë bakteriale, mund të çojë në bllokim të tyre, duke shkaktuar kështu goditje në tru. Përse personat që e anashkalojnë mëngjesin janë më të rrezikuar. Ka të bëjë me mënyrën se si ushqehen në përgjithësi, mendojnë shkencëtarët.

Gati gjysma e personave që e anashkalojnë mëngjesin janë të zënë me punë – që do të thotë se ata janë shpesh në lëvizje dhe hanë vetëm në kohën kur janë të lirë.

Personat që e anashkalojnë mëngjesin priren gjithashtu të konsumojnë ushqime të përpunuara në fund të ditës, si dhe ushqime me shumë shije por të pashëndetshme, pije të gazuara dhe alkool. Kështu ata mund të vendosin peshë, një lajm i keq ky për arteriet. Sa më shumë dhjamë të krijohet, aq më shumë përbërës të inflamacionit shkaktohen, duke çuar kështu në formim të pllakës bakteriale.

Aktualisht shkencëtarët nuk mund të thonë me siguri nëse anashkalimi i mëngjesit i shkakton këto ndryshme. Mund të jetë thjesht sepse personat që anashkalojnë mëngjesin priren të bëjnë zgjedhje jo të mira të ushqimeve në fund të ditës – ose, sepse njerëzit që po përpiqen të dobësohen priren të shmangnin mëngjesin për t’ia arritur qëllimit – një lëvizje kjo shumë e gabuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: