Aventura e Carlo Ancelottit në stolin e Real Madrid mund të zgjasë më pak se ç’pritej. Tekniku italian u ul në pankinën e Loss Blancos vetëm vitin e kaluar, teksa numëron 43 ndeshje në krye të kësaj skuadre këtë edicion.

E ardhmja e tij varet shumë nga Champions League. Gjiganti i La Liga po bën një ecuri të mirë në këtë kompeticion, teksa ndodhet në çerekfinale. Një dështim i mundshëm i Ancelottit për të dërguar trofeun me veshë të mëdhenj në Madrid do sillte divorcin e pashmangshëm.

3w3
3w3

Sipas “The Telegraph”, drejtuesit madrilen kanë gati emrin e pasuesit. Bëhet fjalë për trajnerin e Chelseat, Thomas Tuchel. Një kalim i “timonierit” gjerman te Real Madrid do ishte i mirëpritur, teksa do kishte mundësinë të trajnonte disa nga futbollistët më të mirë në botë. 48-vjeçari ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024, por në futboll asnjëherë nuk i dihet.

Tuchel 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb