150 milion euro, kjo është fatura që Steven Zhang duhet të paguaj për të shkarkuar Antinio Conte nga Inter dhe për të gjetur një staf të ri. Ky është një diskutim që as që mendohej kohë më parë por pas disa rezultateve negative, vetë Conte por dhe ambienti në shtëpinë ziklatër kanë nisur dyshimet e para. Në këtë periudhë të vështirë ekonomike duket një çmenduri të shkarkosh Conten.

Conte
Conte

Zhang vijon të paguaj akoma Spalletin, duhet ta bëj diçka të tillë edhe për një vit, nëse do të shkarkonte Conten i duhet të paguaj edhe këtë të fundit për 3 vitet e ardhshme, bilance që do të rëndoheshin akoma më shumë nëse merr trajner të kalibrit Allegri, Pochettino apo Emery. Jo vetëm aspekti ekonomik, në fakt ky është viti i parë i Conte me Inter, titulli nuk ka qenë kurrë kusht në vitin e parë por të siguronin sa më shpejt zonë Champions dhe të ngushton diferencën e madhe me Juven. Ky divorc mund të vij vetëm në një rast, nëse vetë Conte vendos të largohet ashtu siç bëri me Juven në 2014. Dëshira e tij mbetet të rikthehet në Premier League, të hakmerret ndaj Chelsea.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: