Sulmuesi Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Al Nassr sezonin e ardhshëm pavarësisht se sezoni aktual përfundon pa tituj. Por portugezi do të jetë edhe më protagonist i klubit arab.

Në fakt, sipas raportimeve të AS spanjolle, drejtuesit i kanë besuar atij kompetenca të plota për sa i përket merkatos. Pronarët e Al Nassr i dhanë të drejtën për të menaxhuar transferimet e skuadrës ish-lojtarit të Juventusit.

Fjala e Cristianos tani do të jetë vendimtare në politikën e forcimit të skuadrës dhe CR7 me siguri do të sjellë lojtarë që kanë luajtur në Europë. Ronaldo, 38 vjeç, iu bashkua Al Nassr-it janarin e kaluar, duke shënuar 14 gola në 19 ndeshje në Arabinë Saudite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb