Didier Deschamps mund të vazhdojë të jetë në krye të Francës. 54-vjeçari humbi shansin për t’u bërë trajneri i dytë që fiton dy Kupa Bote radhazi, pasi skuadra e tij humbi me penallti ndaj Argjentinës, në finalen e Botërorit të luajtur të dielën,
Sipas L’Equipe përmes Get French Football News, Deschamps dëshiron të udhëheqë skuadrën e tij në Euro 2024, dhe ndoshta në Kupën e Botës në 2026.Sipas thashethemeve, {timonieri{ do të takohet me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet në janar, për të vendosur për një akord të ri (Flitet një marrëveshje deri në 2026).
(BalkanWeb)