Ecuria e Kukësit këtë periudhë ka qenë me shumë ulje ngritje, dështuan të rivalizonin Partizanin por janë ende në garë për dy objektiva, të sigurojnë vendin e dytë në kampionat por mbi të gjitha të fitojnë finalen e Kupës së Shqipërisë. Në momentin kur Ernest Gjoka u ul në stolin e Kukësit, titulli ishte një mision i pamundur, ndërsa dy objektivat e tjerë vijojnë të jenë në fuqi. Verilindorët ndodhen aktualisht në vendin e dytë në kampionat, mjafton një fitore këtë të dielë kundër Partizanit për të blinduar objektivin e parë ndërsa finalja është e gjitha për tu luajtur, sigurisht kundër Tiranës zbresin në fushë si favorit.

Kukesi Gjoka
Kukesi Gjoka

Në momentin më përcaktues të sezonit, klubi i Kukësit me anë të një deklarate për mediat ka njoftuar se vijon ti besoj trajnerit Gjoka duke hedhur poshtë çdo aludim për shkarkimin e tij: “Presidenti dhe klubi i kanë dhënë dhe po i japin mbështetje maksimale ekipit dhe trajnerit Ernest Gjoka, për të kapur dy objektivat, që janë: Vendi i dytë në Superligë dhe fitimi i Kupës së Shqipërisë. E gjithë vëmendja është përqendruar te këto dy sfida dhe aspak në ndryshimin e stafit. Ekipi është përqendruar maksimalisht te stërvitja dhe objektivat, dhe me pas te faza përgatitore dhe përfaqësimi dinjitoz në Europë, duke ruajtur bazën e ekipit dhe stafin, lexohet më tej në statusin e klubit të Kukësit që nuk hodhi poshtë lajmin për shkarkimin e zëvendës trajnerit Rrahman Hallaçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: