Paris Saint-Germaini do të fillojë negociatat për rinovimin e Zlatan Ibrahimovicit në muajin shkurt. Kështu ka bërë të ditur presidenti Nasser Al-Khelaifi. Sulmuesi suedez ka kontratë me kampionin e Francës deri në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij është e paqartë.

“Kam shumë respekt për Ibrahimovicin si lojtar, ai gjithmonë sillet në mënyrë profesionale. Asnjëherë nuk do ta harrojmë se çfarë ka bërë për PSG-në. Tifozët do ta mbajnë mend gjithmonë”.

“Ai e do Parisin dhe PSG-në. Çdo ndeshje e gëzon sikur të ishte një 16 vjeçar”, ka deklaruar Al-Khelaifi. 34-vjeçari është lidhur me disa klube, ndërsa një karrierë në MLS është opsioni më i mundshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: