Edhe këtë herë, siç ndodhi në të gjitha miqësoret parasezonale të Atletico Madrid, trajneri Diego Pablo Simeone nuk i dha asnjë minutë Joao Felix-it. Pavarësisht fjalëve vlerësuese për sulmuesin, portugezi po del gjithnjë e më shumë jashtë planeve të Los Colchoneros, klub i cili duket se e ka të vështirë të gjejë strehim të ri për futbollistin.

Pikërisht për këtë, shkruan As, Atletico Madrid duket se po bind veten që të hapet për një marrëveshje huazimi, për të kursyer kështu rrogën dhe më pas për të larguar përfundimisht Joao Felix. Barcelona nuk është më një opsion, ose në çdo rast është një hipotezë e largët, dhe deri më sot e vetmja rrugë që mund të ndiqet është ajo  romantike. Po shqyrtohet mundësia e  rikthimit te Benfica, skuadër ku shpërtheu vite më parë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb