Marash Kumbulla do të vijojë të jetë pjesë e Romës.Klubi kryeqytetas ka vendosur të mos largojë nga skuadra mbrojtësin shqiptar, duke i dhënë kështu një shans të ri për sezonin tjetër.

Së fundmi u përfol se trajneri Mourinho e kishte nxjerrë në merkato, por si duket, diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Sipas SerieAnews.com, “timonieri” Mourinho dhe drejtuesit e cilësojnë futbollistin shqiptar si të pashitshëm, pavarësisht ofertave që mund të vijnë në drejtim të kryeqytetasve.
Kumbulla zhvilloi një sezon me ulje-ngritje te Roma, me numrin e paraqitjeve që mund të shihet si i kënaqshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: