E ardhmja e Moise Kean mbetet për t’u vlerësuar. Sulmuesi i Juventusit ka luajtur jo pak por 23 ndeshje këtë sezon, madje ia ka dalë të shënojë edhe 5 gola. Kjo ka bërë që lojtari me pasaportë italiane të marrë vëmendjen e disa klubeve. Sipas asaj që raportojnë mediat, Kean po vëzhgohet nga Galatasaray dhe Besiktas.

Vendimtare do të jetë dëshira e futbollistit, por edhe mënyra sesi klubi bardhezi do të funksionojë në merkaton e verës. Një afrim i madh në sulm te torinezët do detyronte Kean të largohej, pasi s’do kishte hapësira. Kujtojmë që 23-vjeçari ka luajtur për Juve U19 por ka lëvizur më pas në skuadra të ndryshme si Everton, PSG apo Verona.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: