Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin Frontline në Neës24 ka folur mbi koalicioni ne kryer me Partinë e Lirisë, teksa tha se sipas tij duhet të arrihej një marrëveshje mes palëve të partisë përpara se të firmosej një marrëveshje për aleancë brenda opozitës.

Gjekmarkaj, i pyetur nëse do të bashkohej me grupin e udhëhequr nga Sali Berisha u shpreh se nga ky vendim e mbajnë larg disa arsye e faktorë ndër të cilat përmendi nevojën që ka Partia Demokratike për të ndërruar lidershipin dhe për të larguar hijet e Berishës dhe Lulzim Bashës pasi sipas tij e ardhmja e PD qëndron aty.

“Partia e Lirisë ka bërë aleancë herë me Berishën e herë me Ramën, është faktor që duhet marrë në konsideratë, por më e logjikshme do ishte marrëveshja brenda PD para kësaj.

Në politikë me aq sa e njoh nuk ka akte të rastësishme, janë gjithmonë të llogaritura, në këtë rast edhe Berisha ka dashur të japë një mesazh force në lidhje me zhvillimet.

Më mbajnë larg vendimet e mëdha që kanë ndodhur, konceptit që kam për ndryshimin e elitave politike në Shqipëri, ka nevojë për lidership të ri, e shoh të ardhmen e Partisë Demokratike përtej Berishës dhe Bashës, do bashkohej përmes votës nëse do çlirohej nga këto hije.

Do doja sa më shumë prurje të reja të shoqërisë civile, një profil i një intelektuali që njeh problemet e shoqërisë, mund të ishte dhe një politikan por besoj se do ishte më mirë nëse do reflektohej një mbështetje nga e gjithë opozita. Tirana ka treguar që mund të bëjë surpriza, një kandidat krejt i ndryshëm nga Veliaj mund ta mposhtë atë që të zgjojë inpute të reja te votuesit e Tiranës.

Është e vështirë të bësh horoskop, por nuk besoj marrjen e një roli nga Meta, e shoh si një politikan organizativ që po artikulon fort për kauzat që beson se janë të drejta”, u shpreh Gjekmarkaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb