Në studion e emisionit “Pikat mbi I” u diskutua e ardhmja e Partisë Demokratike dhe zhvillimet që priten të ndodhin në këtë parti politike. Të ftuar në studio ishin analisti Artur Zheji dhe deputeti Dashamir Shehi.

Zheji argumentoi që opozita po bën opozitarizëm brenda vetes, ndërsa shtoi se po zhvendoset vëmendja nga gjërat që me të vërtetë kanë rëndësi. Nga ana tjetër, Shehi nënvizoi se opozita po bën detyrën e saj. Ai theksoi se bashkimi i PD duhet të ndodhë, ndërsa shtoi se do të ishte në të mirë të opozitës që ashtu si Basha, edhe Berisha të hiqte dorë nga drejtimi i PD.

Zheji: Opozita po bën opitarizëm brenda vetes. Bën denoncim të përgjithshëm në lidhje me qeverisjen. Pati një kulminacion. Kemi një situatë të keqe në radhët e mazhorancës, por kjo nuk e shqetëson pushtetin. Kemi ministra në burg, deputetë në burg. Është një qeverisje “rrumb pallë”. Është kaq i lartë, tërheqës në thonjëza. Problemet që kemi me energjinë, varfërinë, qeverisjen me hope ka kaluar në plan të dytë të vëmendjes.

Shehi: Sigurisht që kemi opozitë. Përtej grindjeve që ka opozita brenda vetes, unë gjykoj që një opozitë që ka humbur zgjedhjet e kishte për detyrë të bënte një debat të brendshëm. Kjo është shumica e opozitës deri dje. Nuk do e dramatizoja. Nga ky sherr duhej marrë pjesa më e mirë. Pjesa më e mirë është që hera e parë po flitet. Këta njerëz flasin. Kjo është e mirë për opozitën. Nuk kundërshtuam kurrë njëri-tjetrin. Pse po dalim nga reforma administrative. Pse nuk hyjmë në zgjedhje. Janë gabime të vazhdueshme. Duhet diskutuar këto. Pjesërisht po diskutohen edhe këto punë. Shumica e këtyre gjërave, nuk po debatohen. Po debatohet më shumë që ti je i rusëve dhe ti je i amerikanëve. Por për herë të parë po debatohet, aty ku nuk debatohej kurrë. Në këtë lloj situate, çdo gjë që ndodh është pozitive? Jo. Ka edhe negativitet brenda. Ka shumë baltë e hedhur brenda njëri-tjetrit, por në fund të fundit po flitet. Ka një kongres PD, ky është kongresi i Berishës. Ky është grupi i Berishës. Ai është shumica, ky është grupi i vet e meriton. I ka pasuesit e vet këtë punë. Unë besoj që do e drejtoj ai këtë pjesë dhe thash që e meriton. A është kjo e mjaftueshme për të mposhtur Ramën? Unë them se jo.

Zheji: Foltorja u krijua nga fundi shtatorit. Pra ka kaq muaj që vetëm baltosen palët. Janë 7 muaj çoroditje. Të dyja pjesët ishin një skandal i vërtetë sa i përket votimit. Demokratët refuzuan këtë çarje. S’kishte bashkim në mënyrë të barabartë. Jo gjithmonë e drejta është shumicë. Me këtë standard demokratik e drejta mbetet pakicë. Unë them që përtej kësaj, nga ana operative, në terren, nuk ka asnjë shans të ketë bashkim të barabartë të pranuar që na çojnë në zgjedhjet e 2023 me një opozitë që të ketë bindje të plotë për fitore. Unë them që të paktën të kenë bindje për një qasje dinjitoze.

Shehi: Kam idenë që më ke keqkuptuar. Unë doja të thoja që ky grup që bën Kongresin është i Berishës. Ky i komandon, ky është kryetari i kësaj lëvizje. Ju po e trajtoni sikur PD është një shenjtore. PD është një forcë politike. Ata kanë kaq muaj që godasin njëri-tjetrin. Shqiptarët nuk meritojnë më teatrin që të vendosin në krye një Bashë tjetër. Unë gjykoj që Basha dhe Berisha bashkërisht përdoren si bashkëfajtor për 8 vite të keqqeverisjes së opozitës, ata duhet të largohen. Non grata është diçka që e ka në shpinë ai. Edhe nëse s’do të ishte non grata, unë rikthimin e Berishës s’e shoh pozitive. Unë gjykoj se kjo kohë duhet mbyllur. Unë thash që pas zgjedhjeve duhet të mbanin drejtësi, si kryetari zyrtar dhe ai që ka qenë në bashkëdrejtim. Nuk them që duhet të jetë forma e PD ashtu siç ka qenë më para. Unë gjykoj si opozitë dhe sot, ne jemi të bashkuar. Agregati që na bashkon është lufta ndaj kësaj qeverisje të korruptuar. Kjo është agregati kryesor për politikën shqiptare. Kush është midis opozitës, Basha apo Berisha, unë uroj të jetë një tjetër.

Zheji: Nuk ka një opozitë reale. Doktori flet për energji, edhe Basha denoncon, por kjo s’është opozitë. Kjo i ngjan OJF që nuk kanë aksion politik të qartë dhe s’kanë trajektore nga A te ZH, ku po shkojnë dhe si po shkojnë. Do të kemi më 30 prill kongresin e Berishës. Kjo pjesa tjetër, që është pjesë e rëndësishme që nuk pranon mosdorëheqjen e Berishës, çfarë do të bëjnë? Ato kanë 2 rrugë, ose do të largohen me zor. Kemi një platformë të Alibeajt që u konsiderua një copë letër. Duke eliminuar politikbërjen do të thotë që këtu është vetëm Berisha dhe asnjë tjetër. Ai mund të jetë sharmant për një grup demokratësh, por a e sjell ky ekuacion politik opozitën në pushtet. Jo se s’ka opozitarë, por opozitë s’kemi.

Shehi: Unë kam 6 muaj që them që opozita shqiptare kundra Edi Ramës është kjo që fillon nga e majta liberale që shkruajnë çdo ditë për çmimet. Këtu s’ka të majtë. Ata që janë të shqetësuar për mënyrën se si qeveriset Shqipëria. Në mes do të qëndrojë PD që ka qenë parti e qendrës. Si duhet të rrijë? Kështu sic është. Po s’u bënë bashkë të jenë dy pjesë dhe në fund do të jenë partitë tradicionalisht të djathta. Duhet të bëjmë një hap progresiv që të thyejmë një qeveri që po ndan Shqipërinë në dysh. Kjo është ideja ime. Unë s’e dramatizoj përtej saj. E bëra të qartë pozicionin që kam. Do të preferoja personazhe të reja. Unë po them që ka këtu një hapësirë tjetër opozitare. Unë them që do të mblidhemi përqark një platforme. Këto janë platformat politike, a do të angazhohemi… Kjo është një përpjekje, unë thuajse çdo ditë këtë punë bëj. Unë s’kam ndërmend të shkoj, sepse s’kam shkuar as te kongresi i atij tjetrit. Të them të drejtën as na kanë ftuar as kam shkuar. Kemi statute, 30 të tilla. Kemi platforma. Kemi vendime gjykate. Këto më duken pa vlerë të madhe. Unë gjykoj politikisht dhe them se në këtë drejtim ka shanse që të bëhen të gjithë opozitarë.

Zheji: Ata kanë deputetë në burg, të paktën 2 deputetë që me ato para të vjedhura kanë blerë vota. Normalisht, thjesht për të shkatërruar Bashën e bëjmë humbës serial. 25 prilli s’u analizua asnjëherë, ndërsa marsi nuk u kontestua. Me këto formula, s’e di…

Shehi: Kur merr përsipër të tërheqësh një tren të madh opozitar duhen disa përgjegjësi. Ne u bëmë ortakë me LSI. Ne pranuam që ato të bëhen opozitarë. Ndamë lavdinë e tribunës edhe trupin. Mbajtëm turpin e këtij homogjeniteti e në fund për të marrë votat u dorëzuan. Ky ishte vendim i Bashës. Siç nuk u mor vesh se çfarë marrëveshje u bë në 2017. Deri më sot, dini ju të ketë një marrëveshje të shkruar për ato ça u fol atë natë? Jo, s’morëm vesh asgjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb