Drejtori i Drejtorisë së Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, Sokol Gjoka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, komentoi zhvillimet në Ukrainë.

Ai tregoi se si e parashikon të ardhmen e këtij konflikti, ku nënvizoi se fituese do të dalë Ukrainë, duke qenë se ka mbështetjen e shumë vendeve. Pasojat afatgjata sipas tij, duhet të jenë mbi ato që e organizuan këtë luftë.

“Vendosja e sanksioneve është një nga instrumentet kryesorë për ta detyruar Putinit për t’u tërhequr nga agresioni. Nga ana tjetër, kam përshtypjen që kauza ukrainase përkundrejt pushtimit rus do të fitojë. Kjo sepse është kauzë e drejtë, ka të gjithë botën mbrapa. Ka mbështetje nga shumë plane dhe së katërti rruga e luftës nuk është ajo e zgjidhjes së problemeve në shekullin po jetojmë. Kështu që mendoj se kjo çështje duhet të zgjidhet dhe duhet të zgjidhet shpejt. Natyrisht do të ketë disa pasoja të vogla, ndërsa pasojat afatgjata duhet të jenë mbi ato që e organizuan këtë luftë”, tha Gjoka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb