Edhe pse drejtuesit e Juventusit shpresojnë që Ronaldo të qëndrojë edhe një sezon në Torino, portugezi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ditët e fundit, po përflitet se 5 herë fituesi i topit të artë, mund të transferohet në Paris Saint-Germain gjatë kësaj merkatoje. Juventusi nga ana e saj nuK ka marrë ende asnjë sinjal nga CR7.

Juventusi nuk ka marrë ende asnjë sinjal nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez ishte i angazhuar deri së fundmi me Kombëtaren e Portugalisë, ndërsa tash është në pushime. Drejtuesit e gjigantit italian shpresojnë që veterani i sulmit të qëndrojë në Torino, së paku edhe një vit. Mirëpo, interesimi i Paris Saint-Germainit ka nisur t’i shqetësojë ata.

“Sinjalet aktuale, nga ana e klubit dhe të Cristiano Ronaldos, nuk çojnë në një drejtim të një transferimi. Kjo është ajo që mund ta themi sot. Nuk e kam sferën e kristaltë dhe nuk e di se çka mund të ndodh”, ka thënë shefi ekzekutiv i ri i Juventusit, Federico Cherubini.

Juve ndërkohë beson se një qëndrim i “CR7” në “Allianz Stadium” është më i mundshëm sesa largimi i tij. I vetmi destinacion i mundshëm për Ronaldon do të ishte
Paris Saint-Germaini. Dhe, kjo mund të ndodhte vetëm nëse Kylian Mbappe nuk e vazhdon kontratën dhe nëse vendos të largohet në drejtim të Real Madridit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: