Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka publikuar sot në rrjetet sociale, foto nga takimi me kreun e qeverisë Edi Rama.

Von der Leyen shpreh mbështetjen e Komisionit Europian ndaj vendit tonë, ndërsa shkruan se E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë’!

Postimi i plotë:
E lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të llogarisë mbështetjen e BE për rindërtimin pas tërmetit dhe për të trajtuar pandeminë.

Shpresoj të vizitoj Shqipërinë së shpejti. Ne diskutuam për negociatat e pranimit. Pozicioni ynë është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe negociatat duhet të fillojnë’!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb