Thomas Strakosha te Chelsea. Kjo nuk është një ëndërr, por një realitet, nëse portieri Kepa largohet nga blutë e Londrës. Ky është lajmi që jep gazetari i njohur Fabricio Romano, së bashku me shpjegimin përkatës.

“Gardiani” kuqezi Strakosha e ka mbyllur me Lazion dhe prej javësh është në kërkim të një skuadre ku do mund të sistemohet. Interesime nga klube modeste të Premier League ka patur (Fulham), por vetë emri i Chelsat me siguri se e tërheq më shumë.

“Thomas Strakosha tërheq vëmendjen dhe interesin si transfer i lirë. Chelsea po e konsideron portierin shqiptar si një opsion, por vetëm në rast se Kepa largohet këtë verë nga klub. Gabriel Slonina, marrëveshje ndryshe – ai do të ishte i mirë për të ardhmen, duke qëndruar në Chicago Fire si huazim” – shkruan klubi.

 

 

27 vjeçari dëshiron që sa më shpejt të vendosë për të ardhmen, për të qenë gati për sezonin e ri futbollistik.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb