COVID-19 ndryshoi jo pak botën e futbollit, mbi të gjitha merkaton, ku klubet lëvizën në mënyrë të kujdesshme. Në pritje të merkatos së dimrit, janë disa emra të nxehtë që mund të ndryshojnë destinacion, për të folur për lëvizjet e mundshme ka menduar Mino Raiola i cili fillimisht u ndal tek Donnarumma: “Gigio nuk e tradhtoi Milan, bëri zgjedhjen e jetës që mund ta kishte bërë edhe katër vite më parë. Juve mbeti pak e zhgënjyer që nuk arriti ta bënte për vete.

Pogba
Pogba

Pogba? Mund të rikthehet në Torino por kjo varet shumë edhe nga Juventus. Pogba ka një kontratë që i skadon në 2022, do të flasim me United por e sigurt është se Torino i ka mbetur në zemër, nuk e përjashtojë mundësinë që mund të rikthehet. De Ligt-Romagnoli? Janë mes mbrojtësve më të fortë në europë. De Ligt ka një kontratë ndërsa Romagnolit i skadon në 2022, mund të luajnë edhe të dy tek Juventus por mund të largohet edhe De Ligt, interesimi për të nuk mungon.

Ibrahimovic
Ibrahimovic

Ibrahimovic? Diskutimi është ndryshe pas flasim vit pas viti ashtu si edhe kontrata e tij. Kur të mos ndihet më numri një në botë do të tërhiqet për tu bërë drejtues”, u shpreh Mino Raiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb