Cila është e vërteta e kësaj kohe?
E ardhmja është ngritur në revoltë kundër të tashmes së shëmtuar.

l.
Pse dje kryeministri shqiptar i tregoi shqiptarëve që ai është në gjendje të vështirësisë së tij psikike?
Sepse ai nuk e kupton dot forcën e shtresës shoqërore që është ngritur kundër tij. Ramës sot i është ngritur në protestë e ardhmja e Shqipërisë.

Studentët janë e ardhmja. Kjo është aksiomë.
Por, e ardhmja e Shqipërisë është ngritur kundër kryeministrit të paaftë që studentët e dinë që është i lidhur edhe me korrupsionin.
Kjo është thirrja morale e së ardhmes, dhe vetë e ardhmja është kundër kryeministrit Edi Rama.
Ky duhet të ikë. Nuk ka asnjë shpresë. Kur e ardhmja e kap nga gryka një kryeministër të paaftë e të korruptuar, ai nuk ka më asnjë shpresë.

ll.
Si mund t’i flitet popullit që të ka zgjedhur si kryetari i një bandë të armatosur?
Cili është halli i këtij kryeministri – është pushteti që ky po humbet, apo degradimi i psikikes për të kaluar në një akt skizofrenik?
Po, nëse është pushteti i humbur, pse e do një pushtet që po varfëron dita ditës shqiptarët?
Politikani që në një situatë si kjo nuk bën dot politikë me dorëheqje, po qëndron në kokëngjeshje, përfundon te bunkeri i Hitlerit.

Studentët në protestë të përditshme janë e vetmja zgjidhje për shpëtimin e Shqipërisë nga qeverisjet e korruptuara. Studentët e kanë kuptuar me arsye të shëndoshë se e gjithë kjo gjendje varfërie është rrjedhojë e qeverisjeve të korruptuara që kanë drejtuar Shqipërinë, njëra pas tjetrës, në mbi 20 vjet. Pankartat që shpalosin studentët përditë tregojnë që ata e njohin mirë shkakun e varfërisë së tyre.
Kjo është arsyeja që studentët nuk do ta ndërpresin protestën e nisur.

lll.
Çfarë po kërkojnë studentët që nuk ua zbaton kjo qeveri e ky kryeministër?
Ata kanë tetë pika. Të tetë pikat janë të lidhura, dhe në këtë lidhje ato shkallmojnë korrupsionin e rektorateve dhe abuzimin me pseudoakademizmin banal që nuk jep dije.

Studentët dhe prindërit e tyre janë vjedhur.
Ata kërkojnë të ndalojnë vjedhjen.
Por, edhe qeveria bën të njëjtën gjë, pse e ka lejuar ajo këtë gjendje abuzive?
Sepse është dhe vetë e tillë. Falsiteti akademik është i lidhur ne falsitetitn qeveritar: ky është thelbi i tetë pikave të studentëve. Prandaj ata janë vërtet e ardhmja morale e Shqipërisë, dhe këtë e dinë tani të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj.
Korrupsioni shqiptar po dridhet. Studentët shqiptarë po i dalin zot Shqipërisë. Kjo është e vërteta absolute e kësaj kohe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb