TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me kreun e Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo në kuadër tëk onsultimeve për dekretimin e 13 tetorit si data e re e zgjedhjeve vendore.

Vetë Kreu i Shtetit ka publikuar një foto nga ky takim, duke dhënë edhe një mesazh. Sipas Presidentit Meta, e ardhmja europiane kërkon sjellje europiane nga të gjithë faktorët.

“Në kuadër të konsultimeve për zgjidhjen e krizës aktuale dhe dekretimin e 13 tetorit 2019, si datë të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, prita sot në takim kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, z.Paskal Milo. E ardhmja europiane kërkon sjellje europiane nga të gjithë faktorët politikë dhe institucionalë”, shkruan Presidenti.

Meta Fb
Meta Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb