Partizani arriti të sigurojë Europën për sezonin që vjen. Të kuqtë triumfuan pastër 4-0 ndaj Kastriotit. Pas 90 minutëshit, trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti dha prononcimin e tij për Gol pas Goli.

“Është bërë një punë e madhe, dua të falenderoj djemtë të cilët kanë qenë profesionistë dhe do të ishte mrekulli të ishim edhe në finale të Kupës, na dhemb shumë ajo ndeshje. Për mendimin tim është një sukses, edhe pse minimal për Partizanin se presidenti investon miliona për të dalë kampion dhe ky është objektiv minimal, por si erdhi situata në pjesën e parë të sezonit nuk është keq.Është pak e vështirë ta motivosh skuadrën kur del jashtë objektivave.

Mendoj që kjo i takon klubit por trajneri është pjesa kryesore dhe së bashku me klubin duhet të bëhet një analizë e thellë dhe të nxirren mësime nga kampionati me shumë peripeci që kemi kaluar dhe më pas të vëmë “pikat mbi I” me problemet që solli ky kampionat dhe më pas të ndërtojmë skuadrën”.

Nëse ju do të ishit presidenti Demi, do ta konfirmonit trajnerin Mehmeti si trajner i Partizanit? “Është një pyetje e vështirë, por Gazin vetëm dua ta falenderoj për mundësinë dhe besimin” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb