Ilir Meta deklaroi sot nga Konventa Kombëtare se Partia e Lirisë, është një derë e hapur për këdo dhe se e ardhmja i përket shqiptarëve të lirë.

“Partia e Lirisë, ashtu siç e ka emrin, është një derë e hapur për këdo, për të rinjtë, për profesionistët, për të moshuarit, për gratë dhe burrat, që të angazhohen si qytetarë të lirë, të kontribuojnë dhe punojnë për Shqipërinë që ëndërrojnë.

Partia e Lirisë do të mbetet një parti për të rinjtë, të cilët t’i realizojnë ëndrrat e tyre në Shqipërinë tonë të bekuar.
E ardhmja i përket Shqiptarëve të Lirë!
E ardhmja u përket të Rinjve dhe të Rejave të Shqipërisë!
E ardhmja u përket njerëzve te ndershëm, që jetojnë më punë të ndershme dhe që bëjnë gjithçka për të mbrojtur lirinë e tyre!”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb