Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale shprehet se më 11 shkurt Shqipëria marshon drejt Tiranës. Gjithashtu thekson se shqiptarët do të bëhen bashkë kundër regjimit.

Sipas kreut të PD i vetmi qëllim i kryeministrit Edi Rama është asgjësimi i pluralizmit dhe demokracisë, ndërsa bën thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë për të mbrojtur të ardhmen e vendit.

“Me 11 shkurt në ora 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës! Tirana derdhet në rrugët dhe sheshet e saj!”, shkruan Berisha.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb