Pavarësisht eliminimit nga Botërori i Katarit, Gareth Bale nuk tërhiqet nga kombëtarja e Uellsit. Pas shumë thashethemeve, ai vendosi të flasë publikisht për të ardhmen:

“Do të vazhdoj sa të mundem dhe për aq kohë sa dua. Ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 do të fillojnë në mars dhe tani duhet të shikojmë përpara, por duke menduar se ku jemi tani.

Të gjithë jemi të zhgënjyer nga eliminimi, por edhe krenarë që kemi arritur deri këtu. Asnjë ekip tjetër i Uellsit nuk ka arritur aq larg sa i yni. Ne kemi dalë me kokën lart, kemi punuar shumë për të qenë këtu” – u shpreh Bale gjatë një interviste për BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb