Merr drejtim e ardhmja e Lionel Messit. Sulmuesi argjentinas ka konfirmuar për Mundo Deportivo se do të bashkohet me skuadrën e Inter Miami në MLS amerikane.

“Nuk do të rikthehem te Barcelona, do të shkoj tek Inter Miami. Kam marrë një vendim që të shkoj në Miami. Nuk është akoma e mbyllur në 100% si marrëveshje. Mungojnë ende disa gjëra, por kemi vendosur të ecim në këtë rrugë. Nëse do të zgjidhja në Europë, do të shkoja vetëm te Barcelona. Nëse do të ishte një çështje për para, atëherë do të kisha shkuar në Arabi, ose diku tjetër” – tha ai.

Messi kishte disa alternativa për të ardhmen. E hapur për “Pleshtin” ishte hipoteza e rikthimit te Barcelona, ndërkohë që nuk munguan ofertat tunduese nga Arabia Saudite. Gjithsesi, ai bëri zgjedhjen e tij dhe tashmë tifozët mezi po presin ta shikojnë në fushë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: