Ndryshe nga se flitet në Spanjë, e ardhmja e Leo Messi nuk është aspak e përcaktuar. Për të ndezur edhe një herë këtë teme e cila dukej e mbyll me Laporta në krye të Barcelonës ka menduar Jorge Mas, presidenti i Inter Miami në MLS: “Unë dhe David Beckham, bashkëpronar tjetër i klubit, po punojmë seriozisht mbi temë. Ambicia jonë është të sjellim këtu lojtarët më të mirë dhe Messi është pa diskutim një i tillë, mbase më i mirë i të gjithë kohërave. Jam optimist se ai mund të luaj me fanellën e Inter Miami”, u shpreh Jorge Mas duke shtuar: “Ardhja e tij mund të ndryshojë qasjen tonë, dëshirojmë të ndërtojmë një skuadër me vlera botërore”, theksoi presidenti i Inter Miami.

Https Jp.hypebeast.com Files 2021 03 Lionel Messi Reaches 20 League Goals For The 13th Season News 01
Https Jp.hypebeast.com Files 2021 03 Lionel Messi Reaches 20 League Goals For The 13th Season News 01

Në fakt deklaratat e Jorge Mas kanë dhe një bazë logjike, një projekt ky që është lakuar edhe në mediat spanjolle. Barcelona ka bërë gati për sulmuesin argjentinas një projekt 10-vjeçarë ku parashikohet që Messi fillimisht të luaj edhe dy vite tek Barcelona, si kapiten dhe si lider, më pas të transferohet në SHBA për të luajtur tek klubi i Beckham për dy vite për tu rikthyer sërish në Barcelonë ku e pret një rol si ortak strategjik dhe ambasador i klubit në botë, një projekt që do të zgjas minimalisht deri në 2031.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: