Romelu Lukaku ka një lidhje shpirtërore me Interin. Sulmuesi belg, edhe pse u largua nga Milano, vendosi të kthehej përsëri te zikaltërit. Ky edicion për të ka patur ulje-ngritje për shkak të gjëndjes fizike dhe nuk dihet nëse Interi do vendosë apo jo të mbajë lojtarin, pasi aktualisht është thjeshtë i huazuar nga Chelsea.

Rreth të ardhmes së tij ka folur vetë Lukaku.

“Mendoj se sezoni i kaluar me Chelsean ishte i mirë. Megjithatë unë e dija që edhe nëse nuk do të funksionte me Chelsean, do të kisha në dispozicion Interin. Kur firmosa sërish me Interin, e dija që unë i përkisja këtij vendi. Të njëjtën ndjesi kam edhe për Anderlechtin. Dua të bëj më të mirën time. Njerëzit këtu e shohin. Të jesh i inkurajuar në këtë ambient është gjëja më e mirë që ekziston. A do të qëndroj tek Interi? Të shohim. Nuk kam asnjë stres apo presion. Mjafton të merret një vendim. Kjo gjë e gjitha” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: