C.Ronaldo përkrahë Leo Messit, të dy me fanellën e PSG, dhe statusi i një prej pjesëtarëve të familjes mbretërore nga Katari, që kanë në pronësi klubin francez, bëri xhiron në rrjetet sociale. Të shohësh CR7 me “pleshtin” të dy në një ekip duket e pabesueshme dhe shumë intriguese pasi bëhet fjalë për dy nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, pa diskutim më të mirët në 10-15 vitet e fundit.

Pavarësisht zërave nga ana e Juves, që mohojnë në mënyrë kategorikë një largim të mundshëm të Ronaldos, fakt është që agjenti i tij po punojnë për të gjetur një sistemim të ri për yllin portugez i cili nuk e sheh më veten komod në Torino.

Në këto ditë të fundit të merkatos, Jorge Mendez po punon në dy fronte, për të dërguar Ronaldon tek PSG ose tek Man.City, në të dy rastet, Ronaldo nuk e ka vetë në dorë fatin e tij. Tek City mund të transferohet vetëm nëse Tottenham refuzon edhe ofertën e fundit për Harry Kane, 145 milion euro. Mendez ka nisur prej kohësh kontaktet zyrtare me përfaqësues të klubit anglez.

E njëjta situatë është edhe tek PSG, CR7 mund të zbarkojë në kryeqytetin francez vetëm nëse Mbappe transferohet tek Real Madrid. L’Equipe e bënte fakt këtë lëvizje ditën e djeshme, nëse realisht do të realizohej një lëvizje e tillë do të ishte maksimumi i mundshëm në historinë e tregut të transferimeve.
(BalkanWeb)