Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për ish-gjykatësen e Krujës Enkeleida Hoxha e arrestuar për korrupsion. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se SPAK ka kërkuar 3.6 vite burg për ish-gjyqtaren. Po kështu SPAK ka kërkuar 4 vite burg për avokatin Aldo Tabaku si dhe 3 vite burg për sekretaren e gjykatës Manuela Mallkuçi.

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK.

Bashkë me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb