Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha e arrestuar për korrupsion.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se shkak i kësaj shtyrje është bërë mungesa e gjyqtarit Erion Çela.

Mësohet se seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 14 shkurt të këtij viti.

Prej 11 shkurtit të vitit të kaluar Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK. Bashkë me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: