Deputeti i NISMËS Socialdemokrate, Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë lidhur me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari. Zeka pohoi se drejtësia ka qenë vazhdimisht e dhunuar nuk është ndonjë gjë e re në Kosovë.

“Që drejtësia ka qenë vazhdimisht e dhunuar nga pushteti nuk është ndonjë gjë e re. Këtu kujtdo që i teket mund ta shantazhojë një prokuror”, tha ai në Info Magazinë. Sipas Zekës, provat për vdekjen e Deharit janë shkatërruar.

“Të gjithë e njohim familjen Dehari. E njohim edhe angazhimin e Astritit… Qarqe të ndryshme brenda për brenda, qëllimisht i kanë shkatërruar provat për Astritin dhe qëllimisht kemi ardhur në këtë situatë ku jemi sot”. Po ashti ai tha se për këtë ngjarje të rëndë duhet të jepnin dorëheqje ministrja e Drejtësisë dhe drejtori i burgjeve të Kosovës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb