Ekspertët kanë përgëzuar realizimin e fluturimit të kompanisë britanike, British Airëays nga Nju Jorku për në Londër në kohë rekorde. Aeroplani i llojit, Boeing 747-436 ka arritur shpejtësi deri në 1,327 kilometrave në orë, teksa ka kaluar mbi rrymat e Stuhisë Kjara.

Fluturimi nga Nju Jorku për në Aeroportin Heathroë të Londrës është realizuar për katër orë e 56 minuta.

Sipas shërbimit që vëzhgon fluturimet, Flightradar24, ky fluturim ka thyer rekordin prej 5 orëve e 13 minutave të realizimit të fluturimit Nju Jork-Londër, raporton Rel.

Ish-piloti, Alastair Rosenschein ka thënë se aeroplani ka arritur “shpejtësi fenomenale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb