Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar në “Facebook” për situatën e krijuar në veri të Kosovës, ku nuk ngurron të hedhë akuza ndaj Beogradit, i cili sipas tij ka filluar “një agresion të pashpallur” ndaj shtetit të Kosovës.

Sipas Majkos, provokimi i serbëve në Kosovë është kërkesë për të ndryshuar status quo-në e paqes në rajon. Ai gjithashtu e ka cilësuar këtë politikë të Beogradit si joeuropiane dhe si një front të dytë për politikën e Lindjes.

Në mbyllje të postimit të tij, i drejtohet Serbisë me një fjalë të urtë në formë paralajmërimi për shkaqet që sjell sulmi ndaj Kosovës: “Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!”.

POSTIMI I PLOTË
Republika e Serbisë ka filluar një agresion të pashpallur ndaj shtetit të Kosovës.
Politika e tundimit të serbëve me gënjeshtrat e duhura nga Beogradi, mbart rrezikun që ata të verbohen dhe të mos shohin çmendurinë që kanë para syve.

Shpallja unilaterale nga 4 komunat në veriun e Kosovës, të territorit me legalitet të dallueshëm, është fillimi i një krize që nuk ka të bëjë me të drejtat e serbëve.

Provokimi serb në Kosovë, është kërkesë për të ndryshuar status kuonë e paqes në rajon nga “Pons Pilati” në Beograd që bën sikur kontrollon Serbinë!

Politika e Beogradit po humb cilësitë europiane dhe po funksionon si “front i dytë” për politikën e Lindjes.
Dhuna sjell ndryshime të shpejta por rezultate iluzore!… Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!

Majko Fb
Majko Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb