Një ekzekutim i tipit mafioz ka tronditur mbrëmjen e djeshme Greqinë. Ngjarja ka ndodhur në Petralonë, ndërsa banorët e zonës janë zgjuar të tmerruar nga zhurma e të shtënave të armëve.

Pasi është njoftuar nga banorët, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka gjetur një person i cili kishte ndërruar jetë menjëherë, në rrugën Alkminis 107.

Nga informacionet paraprake, policia mendon se ekzekutori apo ekzekutorët, kanë ngritur pritë për viktimën, dhe më pas kanë gjuajtur drejtë tij të paktën 14 plumba, pasi në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja.

Vetëm tani autoritetet kanë identifikuar viktimën. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi njihej si person që merrej me trafikim të sasive të vogla droge.

Një element i rëndësishëm i çështjes është se i dyshuari është regjistruar në dosjet e policisë me emra të ndryshëm dhe kombësi të ndryshme.

Një nga kombësitë e regjistruara është ajo turke, ndaj po hetohet nëse ka ndonjë lidhje me rastin e sheshit Vathi ku mbetën të plagosur me armë nga persona të panjohur dy persona me origjinë kurde dhe shtetësinë turke.

Viktima ka marrë plumba në gjoks dhe kokë, ndërsa është gjetur i zhveshur nga mesi e lart.

Pranë viktimës është gjetur edhe një shumë prej 5 mijë eurosh dhe një aparat celular.

Aparati celular është pikërisht është ajo ku policia është përqendruar në gjetjen e detajeve që mund të çojnë në identifikimin e viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: