Një shtetas shqiptar është dënuar me shtat vite burg dhe 10 mijë euro dëmshpërblim, për tentativë vrasjeje të një tjetër shtetasi nga Shqipëria në vitin 2019.

Ngjarja ndodhi në Belgjikë ku mes dy shqiptarëve ka pasur një zënkë e cila ka përfunduar me të shtëna me armë.

Fatmirësisht personi mbi të cilin është qëlluar nuk humbi jetën, por gjykata u shpreh se fakti që ai nuk humbi jetën ishte mrekulli dhe fakti që autori me inicialet K.K., kishte qëlluar disa herë në drejtim të tij, tregonte qëllimin e qartë për ti marrë jetën.

“Askush nuk ka të drejtë të vendosë për jetën apo vdekjen e dikujt. Kur qëlloni dikë disa herë me armë, qartësisht keni ndërmend ta vrisni. Kjo është e sigurt. Është një mrekulli që M.C.
mbijetoi”, u deklarua në gjykatë.

Ngjarja

Arsyeja e konfliktit që për pak i mori jetën shqiptarit me iniciale M.C., ishte një mosmarrëveshje mes tij dhe vëllait të autorit K.K.

Autori, vëllai i tij dhe një tjetër person po prisnin në mjetin e tij Mercedes M.C., në me qëllim “sheshin” e mosmarrëveshjeve. Një gjë e tillë nuk është arritur dhe autori ka qëlluar disa herë drejt M.C. Ngjarja ndodhi në korrikun e vitit 2019, ndërsa fillimisht autori u dënua me nëntë vite burg, vendim që ai e ka ankimuar.

Sipas tij, ai është kërcënuar me armë nga M.C., dhe ndaj ka qëlluar drejt tij. Avokati i tij u shpreh se klienti i tij kishte qëllim vetëm vetëmbrojtjen. K.K., madje deklaroi se nëse ai do të donte që M.C., të vdiste, ai nuk do të ishte më i gjallë.

Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e autorit, por vlerësoi se paramendimi nuk ishte një nga cilësimet e veprës penale, ndaj e uli me dy vite dënimin. Edhe M.C., u dënua me 30 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb