Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili.

Ministrja ka sqaruar një herë e mirë momentin që nga mediat u raportua si “pezmatim i Kumbaros pas një zënke me Ramën”.

Kumbaro tha se në fakt ishte e gjitha një sajesë dhe se në fakt kishte ulur kokën për të folur në telefon, shkruan BalkanWeb.

Ka patur një moment në mbledhjen e qeverisë ku ju jeni pezmatuar në një komunikim me të?

Kumbaro: Ka qenë 100% sajesë e medias. Kam qenë duke bërë një bisedë në telefon, aty duket. Por pastaj mori kontekst komplet tjetër. Por jam mësuar me këtë. Unë kam respekt për median e gazetarët, ndërsa ajo që kryeministri quan kazan besoj nuk është media profesionale.

Që nga ’90, e para ministre Kulture me mandat të plotë..

Kumbaro: Unë vi nga shoqëria civile, por kam qenë gjithnjë politikisht e angazhuar. Kam qenë gjithnjë e interesuar për çështje të ditës. Rama ma propozoi këtë post në lidhje me vizionin që kishte qeveria e tij për kulturën dhe lidhjen me jetën shoqërore. Që nga ’90 nuk ka asnjë ministër që të ketë bërë një mandat të plotë. Në mandatet e Berishës, ka pasur 6 ministra Kulture.

Kush ua bëri ofertën?

Kumbaro: Kryeministri Edi Rama, më mori një ditë në telefon pastaj lamë një takim për propozimin e tij. Pas disa bisedave, erdhi momenti që s’duhet të isha më personi që vetëm kritikon, duke kaluar në një mundësi për të kthyer në akte mendimet e tua. Nëse e refuzon s’ke pse jep më mendime. Me kryeministrin jemi pak a shumë i njëjtit brez, kemi ndarë ambiente artistike.

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: