FIER- Një ditë pas denoncimit tronditës të së bijës, policia e Fierit i ka vënë prangat babait që dyshohet se abuzoi me të bijën. Një tjetër rast abuzimi nga Fieri që ngre shumë pikëpyetje.

Dje 14-vjeçarja denoncoi të atin se e ngacmonte seksualisht dhe e dhunonte fizikisht në mënyrë të vazhdueshme dhe 45-vjeçari Altin Xhafa u shpall menjëherë në kërkim.

Ai është arrestuar sot, por nuk dihet ende nëse i ka pranuar akuzat. 45-vjeçari pritet të merret në pyetje për të dhënë versionin e tij. Mësohet se prindërit e minorenes ishin të divorcuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: