Aksi rrugor Qafë Thore-Theh tani është e kalueshme.

Këtë e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaq edhe momente nga aksioni i pastrimit të dëborës.

Postimi i ARRSH:

Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore-Theth
Tashmë qarkullimi kryhet pa probleme

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb