Roman Abramoviç, manjati rus që zotëron klubin anglez të çelsit, po mendon seriozisht ta nxjerrë në shitje skuadrën e vetme londineze në histori që ka arritur të fitojë një Champions League. Abramoviç e bleu skuadrën nga Kin Bejts për shifrën e 140 milionë paundëve dhe në pak muaj e shndërroi Çelsin në një superfuqi botërore, duke fituar 5 tituj kampionë dhe kupën me veshë të mëdha në vitin 2012.

Sipas “The Sun”, Abramoviç mendon ta shesë klubin për një shifër rreth 3 miliardë euro, ndërsa kandidat i mundshëm për blerjen e bluve është Xhim Ratklif, një miliarder anglez me një pasuri që arrin në 25 miliardë euro. Por pavarësisht kësaj, Ratklif nuk duket i bindur për të shpënzuar shumën fillestar që Abramoviç kërkon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb