Kristiano Ronaldo u bë protagonist në ditët e fundit në Arabi, aty ku është pjesë e skuadrës së Al Nasr. Në ndeshjen direkte ndaj Al Hilal, Kristiano Ronaldo u përfshi në një incident me tifozët vendas, duke bërë edhe një gjest të turpshëm.

Pas përfundimit të takimit, tifozët e Al Hilal po thërrisnin në kor emrin e Leo Mesit, teksa Kristiano Ronaldo ka bërë me shenjë duke iu treguar organin gjenital. Në lidhje me këtë, Nouf bin Ahmed një avokat dhe këshilltar i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar arrestimin dhe dëbimin e Kristiano Ronaldos. Avokati do të paraqesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite një peticion për këtë dënim.

“Sjellja e Kristianos është krim. Veprimi i pahijshëm në publik është një nga krimet që dënohet me arrest dhe me dëbim nëse kryhet nga persona të huaj. Për këtë arsye, do të bëjmë një peticion në Ministri”, u shpreh avokati./ Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: