Ndeshjet e këqia pas rifillimit të kampionatit kanë sjellë prishjen e humorit dhe krisjen e raportit mes trajnerit Antonio Konte dhe drejtuesve zikaltër.

Por pavarësisht kësaj, presidenti Zhang nuk ka ndërmend të prishë kontratën me trajnerin të cilit gjithsesi do t’i duhej t’i paguante 11 milionë euro ne vit deri në vitin 2022 dhe të shkatarroja projektin e tij pas vetëm një sezoni.

Por mbetet të mësohet se ccfarë ka ndërmend të bëjë Konte. Frazat e thëna pas zhgënjimit me Veronën kanë lënë hapësirë për interpretiminne tyre. Gjithccka do të varet nga merkatoja e ardhshme. Nëse trajneri nuk do të kënaqet mund të largohet, sicc bëri në vitin 2014 me Juventusin.

Në rast se diccka e tillë do të ndodhte, Masimiliano Alegri mund të jetë pasuesi, njejtë siç ndodhi te Juvja. Alegri dhe Marota kanë një raport shumë të mirë mes tyre.

Këto mbetet në kuadrin e hipotezave, por nëse do realizohej, Alegri do arrinte Trapatonin dhe Zakeronin, të vetmit që kanë drejtuar tre të mëdhatë e kampionatit italian.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb