Egnatia ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Francois Dylis. Kështu raportohet kjo lëvizje e papritur nga kampionët, për mbrojtësin që u bashkua në janarin e vitit 2024. Dylis kishte kontratë të vlefshme dhe për një sezon, por nuk do të mbetet nën urdhërat e trajnerit Edlir Tetova. Kujtojmë se 26-vjeçari është po ashtu pjesë e kombëtares së Haitit.

Egnatia e afronte atë si lojtar të lirë në janarin e vitit 2024. Kështu Dylis ishte pjesë e dy titujve kampion, një Kupe të Shqipërisë dhe po ashtu fitores së Superkupës. Në total mbrojtësi i qendrës numëroi 60 paraqitje ku dha dy asiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb