Nuk mbyllen kurrë zërat për një rikthim të mundshëm të Nejmarit te Barcelona, por kësaj radhe ata përfshijnë dhe sulmusin Antuan Grizman. Kështu, në horizont po projektohet një shkëmbim i bujshëm mes të dyve dhe lajmin e bën të ditur “Le10sport”, që e mbështet këtë në vullnetin e dy lojtarëve për të ndërruar fanellën sezonin e ardhshëm.

Përveç kartoni të sulmuesit të Kombëtares së Francës, Barcelona duhet të ofrojë dhe një shumë të madhe parash për të arritur te Nejmar, miku i Mesit, me argjentinasin që kishte preferuar yllin e Seleçaos dhe jo ish-sulmuesin e Atletiko Madridit, që u pagua 120 milionë euro këtë verë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb