Drejtuesit e Inter ka një mision të qartë në lidhje me merkaton e verës, duhet me çdo kusht të gjejnë një sulmues të ri për ta vendosur në urdhrat e Simone Inzaghi. Nga Anglia vjen një lajm i bujshëm, teksa “The Sun” zbulon se zikaltërit janë vënë pas Gabriel Jesus.
Sulmuesi brazilian ka një kontratë me Man.City deri në 2023, një tjetër fakt që shton edhe më shumë interesimin e Inter.
Gabriel Jesus nuk është një emër i panjohur në shtëpinë zikaltër, edhe në 2016 tentuan ta joshin por në fund braziliani zgjodhi të transferohet tek Man.City duke detyruar Inter të përfundonte tek Gabigol.
(BalkanWeb)