Vedat Muriqi mund të bëj kapërcimin e madh në karrierën e tij. Sulmuesi që luan me Fenerbahce ka hyrë në orbitën e klubit zikaltër, pas paraqitjeve të shkëlqyera me skuadrën turke dhe kombëtaren e Kosovës në eliminatoret e Euro 2020.

Vedat Muriqi
Vedat Muriqi

Lajmi bëhet I ditur nga gazeta turke “Fanatik”, teksa është përcjellë në të gjitha mediat përtej Adriatikut. Sipas tyre, Inter po e ndjek me interes futbollistin kosovar të ditëlindjes 1994. Për Muriqin janë të interesuar gjithashtu, Atletico Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Lazio. Kujtojmë, Vedat Muriqi u bë i njohur në Shqipëri kur luajti në fillim me Besën dhe më pas me Teutën, ndërsa në atë kohë u grumbullua edhe nga kombëtarja e Shqupërisë U-21.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: